Shërbimet Tona
Pastrim, lyerje, izolim dhe riparim fasadash.
Sigurimi i ndërtesës në rast aksidenti dhe marrja e masave.
Shërbime hidraulike të kualifikuara
Ndriçim, gjelbërim, dezinfektim ambjenti
Mirëmbajtje e ndricimit, siguresave dhe çelsave në vendet e përbashkëta
Rregullimi dhe lubrifikimi i bravave të derës kryesore
Mirëmbajtje periodike e pompave
Mirëmbajtje, riparim dhe pastrim garazhdi
Montim, shërbim, mirëmbajtje e ashensorëve.
Pastrim i shkallëve, oborrit, dhe ambjenteve të përbashkëta
Shërbime elektrike
Montim, shërbime të shkallëve lëvizëse
Administrimi kërkon administratorë të përkushtuar dhe me vizion
Zgjedhja e administratorit ka për qëllim të ndryshojë mentalitetin e mirëmbajtjes së shkallës, oborrit, tarracës, ashensorit , te aplikoje per “Fondin e Komunitetit” ne Bashkine e Tiranes. I specializuar në fushën e menaxhimit dhe ofrimit të shërbimeve në mirëmbajtjen e ambjenteve të bashkëpronësisë.
Bazohemi në dy pika kyçe:
A – Zbatimi rigoroz i ligjit 10112 të bashkëpronësisë ne kryerjen e sherbimeve te mirembajtjes
B – Transparencë e rregullt dhe e detajuar.
Kontroll dhe pasqyrim për çdo shërbim që kryejme ne ose nënkontraktorët te Kryesia dhe Asambleja e banorëve nëpërmjet kanaleve të komunikim-informimit (tabela njoftimesh, e-maile, sms, aplikacione etj.) Çdo shërbim i kryer do jetë i detajuar, pajisjet që do blihen dhe faturat që do lëshohen do jenë të detajuara me dyqanin, datën e blerjes, firmën e specialistit si dhe do shoqërohen me foto përkatëse në momentet para dhe pas kryeryes së shërbimit, që do shërbejnë edhe si vërtetim-verifikim, por edhe si arkiv për garancinë e shërbimit të kryer apo produktit të blerë.
Çfarë kërkojmë nga banorët?
- Respektim të kontratës tip të Bashkisë, që nënshkruhet mes administratorit dhe bashkëpronarëve.
- Mënyra e shpërndarjes së tarifimit, sikurse e parashikon edhe ligji, i takon Asamblesë së banorëve. Ne zbatojmë vendimet e Bordit të Pallatit.
- Komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm fizik dhe elektronik me njëri-tjetrin për çdo problematikë, ide dhe sygjerim, në mënyrë që mes nesh të mos jetë thjesht një marrëdhënie juridike, por mbi te gjitha praktike.